Video/ Te Teuta-Partizani "plas" grushti, arbitri shijon "SHOW"

Video/ Te Teuta-Partizani "plas" grushti, arbitri shijon

Kryesfida e javës së 15-të në Kategorinë Superiore luhet në Durrës, aty ku Teuta barazoi 1-1 ndaj Partizanit në një 90 minutësh të tërin për tu shijuar. Ishin durrsakët ata që kaluan të parët në avantazh.

Një rezultat që nuk ka kënaqur aspak futbollistët e "demave të kuq" që kanë nisur të luajnë ashpër ndaj kundërshtarëve. I tillë ishte dhe episodi i minutës së 24, aty ku më pas ndodhi dhe "skandali". Tefik Osmani dhe Ardit Hila patën një moment tensioni, ku nuk mungoi dhe një përplasje mes tyre. Gjigandi i mbrojtjes durrsake kap për fyti kundërshtarin, ndërsa Hila reagon, duke e goditur me grusht në bark.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte se kryesori nuk mori asnjë masë kundrejt tyre, pavarësisht se gjithçka u zhvillua nën hundën e tij.







EMISIONET