(VIDEO) Taulant Xhaka "imiton" Ibrahimovic, befason portierin e Young Boys

(VIDEO) Taulant Xhaka "imiton" Ibrahimovic, befason portierin e Young

Kampionati zvicerian i futbollit po luan javën e 27-të dhe kryesfida e javës luhet në "Bern" aty ku Young Boys kryesues pret Baselin e vendit të dytë. Një sfidë që i plotësuar pritshmëritë, pasi momentalisht luhet minuta e 60-të dhe rezultati vazhdon të jetë i mbërthyer në shifrat 2-2.

Por ajo që vlen të theksohet është fakti që në këtë takim po luajnë 3 futbollistë shqiptarë, ndërkohë që futbollisti i vetëm që përfaqëson kombëtaren kuqezi, Taulant Xhaka është autori i një goli.

Mesfushori lëshoi një silurë nga rreth 30 metra larg për të mposhtur Wolfi dhe për të vendosur përkohësisht baraspeshën në 1-1.

EMISIONET