Video/ Sulmuesi bëhet gazi i botës, dy herë "huq" me portën e boshatisur

Video/ Sulmuesi bëhet gazi i botës, dy herë "huq" me

Kupa e Afrikës ka luajtur ditën e sotme takimet e 5-ta të fazës së grupeve, ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese.

Megjithatë, përveçse rezultateve, një moment që tërhoqi vëmendjen e tifozëve të futbollit dhe bëri xhiron e botës u regjistrua në takimin me Lesotho dhe Tanzanisë. Protagonist u bë sulmuesi i vendasve, Tumelo Khutlang. Kur po kronometrohej minuta e 22-të e takimit, 23 vjeçari i cili aktivizohet në kampionatin e Afrikës së Jugut me Black Leopards, kishte në dorë golin e avantazhit por dështoi në mënyrë qesharake.

Pasi kaloi me elegancë portierin, gaboi në kordinim, ndërsa më pas sfera goditi shtyllën. Topi u rikthye sërish në drejtim të Khutlang, por sulmuesi dështoi totalisht në kordinim. Gjithsesi, Lesotho arriti të marrë 3 pikëshin, pas golit të Lerotholi.

EMISIONET