Barcelona ka hedhur një hap të sigurtë drejt titullit të La Liga.

Katalanasit kanë mposhtur 2-0  rivalin direkt për titull, Atletico Madridin, duke e dërguar distancën me ta në 11 pikë. Në "Camp Nou" takimi nisi mirë për Barcelonën, ndërsa dalja me karton të kuq e Diego Costa i dha një tjetër ritëm duelit.

Gjithsesi, rezistenca e Atleticos zgjati deri 5 minuta përpara fundit, ku një goditje e koordinuar mirë përfundoi pas shpatullave të Oblak. Ky gol tronditi Atleticon, e cila pësoi edhe golin e dytë. Ishte Lionel Messi, i cili u nis në pozicion të dyshimtë për të arritur te goli personal.


/Ora News.tv/