Seria A ka zhvilluar pjesën më të madhe të ndeshjeve të javës së parë, ku mbetet për tu luajtur vetëm ai mes Interit dhe Lecce. Në mbrëmjen e sotme u zhvilluan 6 takimet e radhës, ku shqiptarët ishin ata që "pushtuan" skenën.

Thomas Strakosha ishte titullarë në fitoren 3-0 që Lazio mori në transfertën e Sampdorias. Immobile me dopietën e tij dhe Correa i dhanë 3 pikët e para të kaltërve që marrin momentalisht kreun e kampionatit.

Dueli i shqiptarëve, zhvilluar në "Paolo Mazza" mes SPAL dhe Atalantës pa si fitues Berat Djimsitin. Bergamaskët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, me Muriel që shënoi për shifrat finale, 3-2. Di Francesco dhe Petagna shënuan brenda 27 minutave të para, duke krijuar idenë e një fitore të vendasve.

Gjithsesi, goli i Gossens në të 34 minutë hapi udhën drejt triumfit për bluzinjtë. Fitore mori edhe skuadra e Emanuele Ndoj, Brescia. Shqiptari e pa takimin nga infermieria, pasi vuan nga një dëmtim. Të sapo ngjiturit në Seria Aa fituan minimalisht në transfertën e Sardenjës, 0-1 ndaj Cagliari.

Një tjetër shqiptar që luajti titullar në mbrëmjen e sotme ishte edhe Marash Kumbulla. Së bashku me Rrahmanin, ish-mbrojtësin e Partizanit dhe kombëtares së Kosovës, Kumbulla ndali hovin e Bolognas, duke barazuar me shifrat 1-1. Spektakolar ka rezultuar takimi i "Olimpicos" mes Romës dhe Genoas.

Kryeqytetasve nuk iu mjaftuan 3 gola për të marrë pikë të plota, pasi u kapën në të tre rastet që kaluan në avantazh nga gjenovezët. Tre pikë mori edhe Torino, që mposhti 2-1 Sassuolën. Heroi i takimit ishte Zaza me dopietë. Kryesimin aktual e mban Lazio me 3 pikë.




/Ora News.tv/