Video. Saul "likujdon" Leganes, Atletico presion Barcelonës

Video. Saul "likujdon" Leganes, Atletico presion Barcelonës

Një gol i Saul i ka mjaftuar Atleticos së Madridit për të mbajtur hapin e Barcelonës.

Madrilenët e vegjël mposhtën minimalisht 1-0 Leganes në javën e 27-të të La Liga dhe protagonist ishte mesfushori Saul. 24 vjeçari realizoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë shokëve të ekipit 3 pikëshin e 16-të në këtë kampionat.

Katër minuta pasi u fut në fushë, Saul mori përsipër një 11 metërsh, duke tundur rrjetën kundërshtare pas 2 tentativave. Pas kësaj fitoreje, Atletico mban vendin e dytë me 56 pikë, -4 nga Barcelona që ka edhe një takim për të zhvilluar. Ndërkohë Leganes qëndron e 13-a me 33 pikë.




EMISIONET