Pas barazimeve në fundjavën e shkuar, Sassuolo, Sampdoria dhe Fiorentina janë rikthyer te fitorja në kampionat.

Të besuarit e De Zerbi kanë likujduar pa shumë vështirësi Frosinonen. Autogoli i Ariaudo në pjesën e parë dhe rrjeta e Berardi në të dytën mjaftuan për tu larguar me 3 pikë nga transferta e Frosinone, dhe për tu ngjitur në vendin e 6-të. Me këtë fitore Sassuolo ndodhet momentalisht në zonën e Kupave të Evropës.

Ndërkohë Fiorentina mposhti me përmbysje 3-1 Empolin. Golit të Krunic në minutën e 24-t iu përgjigj Mirallas brenda fraksionit të parë, ndërsa rrjetat e Simeone e Dabo i lejojnë "vjolëve" të qëndrojnë pas shpatullave të Sassuolës, dhe Sampdorias, që nga ana e saj mposhti 2-0 Parmën.




/Ora News.tv/