Video/ Sassuolo feston me "poker", Chievo prek fundin

Video/ Sassuolo feston me "poker", Chievo prek fundin

Chievo është praktikisht jashtë Seria A.

Veronezët u mposhtën 4-0 nga Sassuolo në takimin e javës së 30-të në elitën e futbollit italian. Kur kanë mbetur edhe 8 takime, pra 24 pikë në lojë, Chievo mban vendin e fundit me 11 pikë, 17 pikë më pak se vendi që të siguron mbijetesën. Sa i përket takimit, Demiral realizoi një dopietë personale në pjesën e parë.

Ndërkohë, në 45 minutëshin e dytë, ishte radha e Locatelli e Berardi për të realizuar. Me këtë fitore Sassuolo ngjitet në vendin e 11-të me 35 pikë, duke qënë thuajse jashtë zonës së rrezikut.


EMISIONET