Video/ Sanchez merr drejtimin e skuadrës, ja si reagon Solskjaer

Video/ Sanchez merr drejtimin e skuadrës, ja si reagon Solskjaer

Ardhja e Ole Gunnar Solskjaer ka kthyer te rezultatet pozitive Manchester United dhe njëkohësisht entuziasmin te skuadra e "djajve të kuq".

Një gjë e tillë është parë edhe në ndeshjen e pasdites së sotme kundër Reading, ku protagonist ishte Alexis Sanchez. Kiliani i cili shërbeu te goli i dytë për Lukaku, u ul në stol pas 64 minutash, duke marrë edhe duartrokitjet e "Old Trafford".

Por, largimi nga fusha e blertë u prit mirë edhe nga vetë ai, që gjeti kohë për të zënë vendin teknikut danez. Sanchez iu drejtua stolit, ku më pas u ul në karriegën e Solskjaer, i cili reagoi menjëherë, duke i kërkuar të gjej një tjetër vend për tu ulur.

EMISIONET