Video/ Ruleta ruse i "buzëqesh" City-t, Pep koleksionon trofeun e parë të sezonit

Video/ Ruleta ruse i "buzëqesh" City-t, Pep koleksionon trofeun e

Manchester City e ka nisur me titull vitin 2019. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar trofeun e Carabao Cup pasi u treguan të saktë nga ruleta ruse e penalltive përballë Chelsea. Me 120 minutat që u mbyllën në barazim 0-0, të kaltërit u treguan të ftohtë nga 11 metra larg, duke ngritur lart trofeun e parë të sezonit.

Gundogan, Aguero, Bernard Silva e Stërling u treguan të saktë përballë Arrizabalaga, ndërkohë që i pasaktë u tregua Sane. Gjithsesi, Jorginho e Luiz "shpërblyen" Cityn, që nga 11 metra larg nuk arritën të tundnin rrjetën, duke bërë që trofeu të shkoi në duart e Qytetarëve.




EMISIONET