Video/ Ronaldo i përgjigjet Messit, Juventus "ngec" ndaj Parmës

Video/ Ronaldo i përgjigjet Messit, Juventus "ngec" ndaj

Cristiano Ronaldo i përgjigjet Lionel Messit me të njëjtën monedhë, dopietë.

Sulmuesi portugez shënoi dy gola në barazimin dramatik 3-3 që Juventusi regjistroi përballë Parmës në takimin e javës së 22-të të Seria A. Fillimisht 33 vjeçari zhbllokoi shifrat pas 36 minutash lojë, ndërkohë që Rugani i dha një tjetër ritëm lojës.

Gjithsesi Barilla ia vështirësoi jetën bardhezinjve, që iu përgjigjen me "bomberin" e tyre, Cristiano Ronaldo. Ky ishte goli i 17-të në kampionat për Ronaldon, më shumë se të gjithë. Megjithatë, pas Ronaldo ishte radha e Gervinho për të shënuar një dopietë, e cila i mjaftoi Parmës për të marrë një pikë me mjaft vlerë.

Me këtë barazim Juventus qëndron sërish në krye të klasifikimit, teksa numëron 9 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Napoli. Ndërkohë Parma mban vendin e 12-të me 29 pikë.


EMISIONET