Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Juventusit për tu bashkua me Lazion dhe Milanin në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.

Bardhezinjtë kaluan pastër 2-0 Bolonjën, duke siguruar botën për në raundin tjetër. Kampionët në fuqi të kompeticionit kaluan shumë shpejt në avantazh, aty ku Bernardeschi zhbllokoi shifrat pas 9 minutash lojë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që edhe pjesa e dytë nisi praktikisht me gol për miqtë.

Kean dyfishoi shifrat pas 4 minutash lojë. Pas këtij goli, Kean i la vendit Cristiano Ronaldos në fushën e blertë, por vetëm kaq, pasi Juventus triumfoi me shifrat e pastra 2-0. Në raundin e ardhshëm, bardhezinjtë do të presin fituesin e çiftit Atalanta-Cagliari.


/Ora News.tv/