Video/ Dita mposht Kukësin, Skënderbeu "fluturon" në të katërtin

Video/ Dita mposht Kukësin, Skënderbeu "fluturon" në

Skënderbeu është rikthyer te fitorja pas 3 javësh mungesë. Korçarët fituan minimalisht 1-0 kundër Kukësit. Ndaj verilindorëve vendosi një gol i  Bruno Dita.

Kur po luhej minuta e 5-të e takimit, mesfushori shtyu drejt rrjetës një top të ngelur mbi vijën fatale. Krosimin e Muzakës nga e djathta e goditi me të majtën Pervan, që u ndal vetëm nga shtylla. Megjithatë, të njëjtën gjë nuk mund të bënte Dita, që vrapoi për t'i dhënë 3 pikëshin e 10-të në këtë sezon Skënderbeut.

Kujtojmë që Skënderbeu e mbylli me 10 futbollistë këtë takim, pas daljes me karton të kuq të Leonit Abazi. Ky i fundit ndërhyu në mënyrë makabre ndaj Maliqit, duke lënë fushën 12 minuta përpara shokëve të skuadrës.

Pas këtij suksesi, korçarët ngjiten në kuotën e 37 pikëve në vendin e katërt. Ndërsa Kukësi heq dorë totalisht nga luafta për titull, duke parë që distanca me Partizanin kryesues mund të thellohet akoma dhe më shumë. Aktualisht Kukësi mban vendin e dytë me 6 pikë më pak se të kuqtë, që nesër do të luajnë përballë Teutës.



EMISIONET