Video/ Publikohen pamjet, Turan rrëzikon 12 vite e gjysëm burg

Video/ Publikohen pamjet, Turan rrëzikon 12 vite e gjysëm burg

Ish-ylli i Barcelonës, Arda Turan rrëzikon të dënohet me 12 vite e gjysëm burg, pasi akuzohet nga autoritet turkepër një sër akuzash.

Mesfushori turk akuzohet për ngacmim seksual, shkelje të sigurisë, dëmtimin e qëllimshëm dhe mbajtjen e paligjshme të një arme në vendin e tij të lindjes.

Kjo vjen pas një përleshje të mërkurën e kaluar, ku Turan u dyshua se i kishte thyer hundën këngëtarit të famshëm, Berkay Sahin. Ndërkohë janë publikuar pamjet e ngjarjes të së mërkurës, ku shihet qartë sulmi i futbollistit ndaj këngëtarit.

Sipas "Hurriyet", futbollisti tani është akuzuar për krimet e lartpërmendura dhe prokurorët e çështjes kanë kërkuar që Turan të dënohet me 12 vite e gjysmë burg, çka do të thoshte edhe pensionim nga futbolli aktiv.

Ka gjithashtu një akuzë kundër këngëtarit për ofendime, me Sahin që rrëzikon një dënim më të lehtë, dy vite burg. Nuk dihet ende nëse Turan mund të shfrytëzojë opsionin për të shlyer dënimin në anë të një gjobe, apo do e kalojë karrierën e mbetur pas hekurave.


EMISIONET