Video/ PSG "harron" Lyon-in, likujdon Bordeaux

Video/ PSG "harron" Lyon-in, likujdon Bordeaux

Humbja minimale 2-1 ndaj Lyon-it ka qënë një rastësi për PSG-në, e cila është rikthyer te fitorja në Ligue 1.

Të besuarit e Thomas Tuchel mposhtën minimalisht 1-0 Bordeaux. Në mungesë të Neymar dhe Mbappe që e nisi nga stoli, goli me vlerën e 3 pikëve erdhi nga këmbët e Edinson Cavanit. El Matador u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 1-0.

Kjo ishte fitorja e 19-të për PSG-në, e cila e shikon veten në kuotën e 59 pikëve pas 22 javësh kampionat. Ndërkohë, kjo ishte humbja e 3-të radhazi për Bordeaux, skuadër e cila ndodhet në vendin e 12-të me 28 pikë.


EMISIONET