Video/ Pogba "godet" West Hamin, United shpreson te Championsi

Video/ Pogba "godet" West Hamin, United shpreson te Championsi

Dopieta e Paul Pogba ka rikthyer në lojë Manchester United. Francezi u tregua i saktë nga 11 metërshi në dy raste, teksa realizoi në fitoren 2-1 që "djajtë e kuq" morën ndaj West Ham.

Kur po kronometrohej minuta e 19-të e takimit, mesfushori u tregua i saktë nga penalltia e fituar nga Mata. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe me 11 metërshin e fituar nga Martial, 12 minuta përpara fundit. Goli i barazimit momental mban firmën e Felipe Anderson.

Kjo fitore i ngjet "djajtë" në vendin e 5-të me 64 pikë, 1 më shumë se Arsenali që ka edhe një takim për të zhvilluar edhe 2 më pak se Chelsea i zonës që të dërgon në Champions. Nga ana tjetër, West Ham e ka siguruar qëndrimin në elitë, teksa numëron 42 pikë në vendin e 11-të.


EMISIONET