Video/ Piatek debuton me dopietë, Milan "vret" Napolin

Video/ Piatek debuton me dopietë, Milan "vret" Napolin

Piatek dhe gabimet në mbrojtjen mike i kanë mjaftuar Milanit për të prerë biletën e parë për në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë.

Të besuarit e Gennaro Gattuso mposhtën pastër 2-0 Napolin, falë dopietës së polakut të sapoveshur kuqezi, Krzysztof Piatek. Ish-sulmuesi i Gjenovës shfrytëzoi në maksimum edhe gabimet në prapavijën e napoletanëve për të mposhtur në dy raste Meret.

Një top i hedhur para pa shumë pretendime nga Laxalt nxori të vetëm para portës Piatek, i cili e kishte të lehtë të tund rrjetën.

Për ta bërë akoma më të bukur debutimin si titullar të Piatek mendoi një tjetër prurje e merkatos së janarit. Paqueta hodhi një top drejt polakut, i cili vodhi kohën e mbrojtes së Napolit për të vulosur shifrat përfundimtare në 2-0.




EMISIONET