Video/ Perla e Xhakës nuk i mjafton Zvicrës, Italian luan tenis

Video/ Perla e Xhakës nuk i mjafton Zvicrës, Italian luan tenis

Janë mbyllur takimet e dyta kualifikuese të Euro 2020.

Zvicra nuk ka arritur të triumfojë ndaj Danimarkës, teksa është barazuar në limite nga nordikët, me rezultatin që tregonte 3-3.

Helvetët iu falën edhe një supergoli i Granit Xhakës, për të marrë pikë në grupin D. Aktualisht grupi kryesohet nga Irlanda me 6 pikë, e ndjekur nga Zvicra me 4.  

Goleadë e Italisë, me "Azzurrët" që mposhtën me rezultatin tenistik 6-0 Lihtensteinin. Quagliarella shënoi një dopietë personale në këtë takim, duke u futur në historinë e kësaj kombëtareje si futbollisti më i vjetër që realizon një gol. Kjo fitore i ngjit italianët në vendin e parë në grupin J me 6 pikë.

Në takimet tjera, Spanja mposhti me lehtësi Maltën, 2-0, Rumania kaloi 4-1 Ishujt Faraoe, teksa Suedia mposhti 3-2 Norvegjinë.








EMISIONET