Video/ Përballje titanësh, ringu "ngjyroset" me të kuqe

Video/ Përballje titanësh, ringu "ngjyroset" me të kuqe

Beteja për titullin e peshave të mesme të MMA-së, mes Chris Curtis dhe Matt Dwyer u kthye në një duel të përgjakshëm, ku ringu mori një ngjyrë të kuqërremtë.

Episodi i rëndë u regjistrua në ringun e Kanadasë mbrëmjen e kësaj të premteje, ku hunda e Dwyer shpërtheu në gjak pas një goditjeje të fortë nga kundërshtari.

Edhe pse me hundën që kullonte gjak, Dwyer vijoi të qëndroi në këmbë, duke ia bërë akoma më të vështirë fitoren Curtis. Gjithsesi, ky i fundit arriti të triumfojë dhe të vendos në brez rripin e peshave të mesme të MMA.

Kjo ishte humbja e 5-të në karrierë për Dwyer në 16 takime, ndërkohë që Curtis regjistroi fitoren e 20 në 25 ngjitje në ring.





EMISIONET