Video/ Në "Camp Nou" vendos një gol, Messi hipnotizohet nga Matip

Video/ Në "Camp Nou" vendos një gol, Messi hipnotizohet nga

Një gol i Lionel Messit i ka mjaftuar Barcelonës për tu rikthyer te fitorja në kampionat.

Pas dy barazimeve radhazi, ndaj Valencias dhe Athletic Bilbao, katalanasit mposhtën minimalisht 1-0 Real Valladolid. Heroi i tyre ishte padyshim Leo Messi, i cili në minutën e 43-të të pjesës së parë shndërroi në gol një penallti të fituan nga Gerard Pique.

"Pleshti" kishte mundësinë edhe për të shënuar një dopietë në këtë përballje, por tentativat e tij në dy raste nga pika e bardhë e penalltisë u neutralizuan nga ish-portieri i tyre, Jordi Masip.

Me këtë fitore Barcelona e dërgon në 7 pikë distancën me Atleticon e vendit të dytë, ndërkohë që Valladolid mban vendin e 15-të me 26 pikë. Ky ishte goli i 22-të i Lionel Messit në këtë sezon, duke qënë i vetëm në garën për "Këpucën e Artë".






EMISIONET