Video/ Mungesa e Shaqirit, tifozët serb kore raciste ndaj Liverpool

Video/ Mungesa e Shaqirit, tifozët serb kore raciste ndaj Liverpool

Lënia jashtë e mesfushorit zvicerian me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka revoltuar jashtë mase tifozët e skuadrës serbe Crvena Zvezda.

Me këngë të krijuara me kujdes, ku dukeshin qartë edhe thirrjet raciste ndaj klubit anglez, situata në "Maracana" ka qënë tepër e nxehtë. Përveç këngëve, pati edhe përplasje mes policisë dhe mbështetësve në tribuna.

Sikur të mos mjaftonin thirrjet raciste ndaj tyre, Liverpool pësoi një humbje shokuese në Serbi, pasi u mposht pastër 2-0, duke vendosur në pikëpyetje kalimin në fazën tjetër. Pas këtyre episodeve pritet që tifozët e Crvena Zvezda të marrin një dënim shembullor nga UEFA.

Kujtojmë që Shaqiri u la jashtë listët së të grumbulluarve të Jurgen Kloop pasi në Serbi u priste që prezenca e tij të sillte trazira akoma më të mëdha.



EMISIONET