VIDEO/ Mposht Bolognan, Milan ëndërron Championsin

VIDEO/ Mposht Bolognan, Milan ëndërron Championsin

Milan është rikthyer te fitorja teksa ka ngjallur shpresën për tu kualifikuar në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm. Të "shkundur" nga Gennaro Gattuso gjatë kësaj jave, kuqezinjtë kanë reaguar pas 2 rezultateve "JO", duke marrë fitoren e 16-të në këtë sezon.

Suso dhe Borini realizuan në fitoren 2-1 ndaj Bolognas, që ngushtoi distancat me anë të Destro. Në minutat e mbetura, skuadrat e mbyllen 90-të minutëshin me futbollistë më pak, pasi Paqueta për Milanin dhe Sansone e Dijks për miqtë u ndëshkuan me karton të kuq.


Pas kësaj fitoreje, Milan numëron 59 pikë në vendin e 5-të. Nëse kampionati do mbyllej këtu, Milan do të garonte në Europa League. Por në 3 takimet e ardhshme, Milan do të shpresojë te një hap fals i njërës nga Inter ose Atalanta, që i ka 4 dhe 3 pikë larg.  


EMISIONET