Video/ Milik e Mertens "likujdojnë" Bolonjën, Napoli ëndërron titullin

Video/ Milik e Mertens "likujdojnë" Bolonjën, Napoli

Napoli i përgjigjet kryesuesve të Juventusit. Pas fitores 2-1 të bardhezinjve, jugorët kanë fituar mes drithërimash 3-2 kundër Bolonjës, duke marrë një 3 pikësh shprese në garën për titull.

Milik ishte ai që hapi serinë e golave, ku mes rrëmujës tundi rrjetën kundërshtare. Reagimi i miqve nuk mungoi, me Santander që shënoi 8 minuta përpara se skuadrat t'i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Me rikthimin në fushë, ishte sërish bomberi polak që kaloi Napolin në avantazh, ndërkohë që Danilo vendosi sërish baraspeshën.  

Megjithatë, kur u duk se gjithçka po i drejtohet një barazimi, Dries Mertens  shpik një magji, duke i dhënë fitoren të tijëve. Me këtë triumf, Napoli mban në -9 distancën me kreun dhe +5 nga Interi ndjekës.



EMISIONET