Conor McGregor mund të jetë në limitet e karrierës së tij në MMA, por irlandezi do të ketë një kopje të tij të bukur brenda ringut. Bëhet fjalë për Maurice Adorf, i cili ka ngjashmëri të çuditshme me yllin e UFC.

Gjermani i talentuar ka kopjuar thuajse gjithçka nga teknika, lëvizjet madje dhe nga pamja e jashtme nënkampionin e peshave të mesme të UFC. Një gjë e tillë u pa në ringun e "Fight Club Gelsenkirchen", ku Adorf mori fitoren e tij të dytë në karrierë.  

Nga hyrja e tij në kafaz deri te mënyra se si godet të kujtonin McGregor. Lëvizje këto që duket se kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve drejt tij, që te Adorf shikojnë një McGregor të ri. Tashmë na mbetet vetëm të shikojmë ecurinë që do të ketë në ring.



/Ora News.tv/