Video/ Mbrojtësi bombardon portën, Japonia kalon më tej

Video/ Mbrojtësi bombardon portën, Japonia kalon më tej

Japonia e ka mbyllur ashtu siç e nisi fazën e grupit të Kupës së Azisë, me fitore.

Të besuarit e Hajime Moriyasu mposhtën 2-1 me përmbysje Uzbekistanin, duke siguruar fazën tjetër të kompeticionit, atë të play-offit. Shomurodov kaloi miqtë në avantazh, por reagimi i japonezëve ishte i shpejtë, me Muto që barazoi shifrat pas 3 minutash. Goli i fitores erdhi nga këmbët e Shiotani.

Mbrojtësi i Al Ain, finaliste në Botërorin e Klubeve lëshoi një silutë nga jashtë zone, duke realizuar një ndër golat më të bukur të kësaj faze. Pavarësisht humbjes, edhe Uzbekistani kalon në fazën tjetër, pasi u rendit e dyta në grupin F.

Në raundin tjetër, Japonia do të mat forcat me Arabinë Saudite, ndërkohë që Uzbekistani sfidon Australinë.




EMISIONET