Video/ Maradona nuk ndryshon, festë e çmendur në dhomat e zhveshjes

Video/ Maradona nuk ndryshon, festë e çmendur në dhomat e

Dorados de Sinaloa ka siguruar gjysmëfinalet e kampionatit meksikan dhe trajneri i tyre, Diego  Maradona po e feston në mënyrën që ai e di më së miri, me vallëzim!

Skuadra meksikane ka zhvilluar një sezon fantastik nën drejtimin e legjendës argjentinase, duke siguruar fazën finale të kampionatit të divizionit të dytë. Edhe pse ishte në një gjendje alarmante, ku Dorados rrezikonte rënien nga kategoria, tek ajo e Tretë, Maradona besoi vërbërisht te ata lojtarë dhe tani janë shumë pranë ëndrrës, Superligë.

Pasi siguruar këtë pozicion, në dhomat e zhveshjes së Dorados shpërtheu festa. Nën tingujt e muzikës dhe këngës meksikane, Maradona dhe skuadra nisën të vallëzonin.

Kjo nuk është hera e parë që Maradona kërcen në dhomat e zhveshjeve të Dorados, pasi kjo lëvizje është kthyer në një traditë për ish-yllin e Napolit. Gjithashtu, kjo është edhe një shuplakë e Maradonës për skeptikët, që nuk e mendonin se Dorados i Maradonës do të arrinte të luante futboll të bukur dhe rezultativ.

EMISIONET