Talentet janë gjithmonë në qendrën e vëmendjes së Realit të Madridit.

Pasi po punon për t'i kthyer lavdinë skuadrës A, e cila e mbylli sezonin 2018-2019 pa asnjë trofe, Florentino Perez mendon edhe për skuadrat zinxhir. Konkretisht për atë Castillo, me "Marca" që zbulon edhe emrin më të ri që do i bashkohet klubit mbretëror. Takefusa Kubo është një 18 vjeçar fenomenal.

I cilësuar si talenti më i madh aziatik, ylli japonez i Tokio FC, përveç Realit të Madridit, ka tërhequr vëmendjen edhe të gjigantit tjetër të La Liga, Barcelonës.

Klubi katalanas e kërkoi edhe para 5 vitesh firmën e Kubo, por tashmë, klubi "Los Blancos" është në pole-position. Në gjurmët e tij janë edhe kampionët në e Ligue 1, Paris Saint Germain.

Gjithsesi, oferta prej 1 milion euro për Kubo dhe 2 milionë euro për klubin besohet se do ta katapultojë 18 vjeçarin në "Santiago Bernabeu". Kubo do të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare, për tu bashkuar menjëherë me ekipin Castillo.



/Ora News.tv/