Barcelona nuk ka shkuar më shumë shumë se një barazim, kjo falë edhe Lionel Messit.

Argjentinasi shënoi një dopietë në barazimin 2-2 ndaj Valencias. Në "Camp Nou"miqtë u treguan shumë dinak, duke shënuar plot 2 herë brenda 32 minutave lojë. Gjithsesi, ishte radha e Lionel Messit për të marrë skenën. Fillimisht "pleshti" argjentinas ngushtoi shifrat falë një penallie, ndërsa në pjesën e dytë shënoi golin që vendosi ekuilibrat.

 Në minutat e mbetura dy skuadrat u munduan të gjenin golin e epërsisë, por pa ia arritur qëllimit. Me këtë pikë, Barcelona dërgon në gjashtë distancën me ndjekësit e Atletico Madrid, që të dielën sfidon në transfertë, Real Betis. Nga ana tjetër Valencia mban vendin e 7-të me 32 pikë.


/Ora News.tv/