Video/ Magji e Xhakës, Arsenali "thyen" United për të kapur zonën Champions

Video/ Magji e Xhakës, Arsenali "thyen" United për të

Arsenali parakalon Manchester United në klasifikimin e përgjithshëm të Premier League.

"Topçinjtë" arritën të triumfonin në takimin direkt, 2-0 ndaj "djajve të kuq", duke i shkaktuar në këtë mënyrë disfatën e parë në kampionat tekniku Ole Gunnar Solskjaer. Fillimisht ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ai i cili zhbllokoi shifrat.

Ylli i Arsenalit, i cili përfaqëson kombëtaren e Zvicrës lëvizi bukur mes mbrojtësve miq dhe me të gjetur hapërisa tentoi nga rreth 30 metra, duke befasuar De Gea dhe kaluar në avantazh të tijët. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pavarësisht tentativave për gol nga të dy skuadrat.

Me rikthimin në fushë, ishte radha e Aubameyang për të gjetur fundin e rrjetës. Gabonezi u tregua i saktë nga 11 metra larg, duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit në 2-0. Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e katërt, duke lënë pas pikërsisht Manchester United.




EMISIONET