Video/ Lot gëzimi e hidhërimi në Tiranë, jepen verdiktet e edicionit të 80-të të Superligës

Video/ Lot gëzimi e hidhërimi në Tiranë, jepen verdiktet e

Fanella e rëndë në vend të vet! Tirana bën detyrën dhe siguron qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar pas një paraqitjeje fenomenale ndaj Flamurtarit.

Kryeqytetasit fituan me shifrat 3-0 ndaj vlonjatëve, që kishin udhëtuar drejt Tiranës vetëm për të respektuar kampionatin.

Një motivim shtesë i dha edhe avantazhi momental i Kastriotit ndaj Kukësit. Goli i Ymeraj barazoi pikët e krutanëve me Tiranën, që deri në atë minutë mbijetonte vetëm për shkak të golavarazhit.

Ndërkohë që dopieta e Albi Dokës dhe rrjeta e Hasanit në fraksionin e dytë hodhi në "knock-out" Kastriotin, që rikthehet andej nga erdhi vetëm një vit më parë, në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar.

Ky edicion i Superiores ishte i 80-ti në histori, me verdiktet e saj që sollën shumë surpriza. Partizani rikthehet te titulli kampion pas 26 vitesh. Kukësi fitoi 3-1 ndaj Kastriotit dhe siguron vendin e dytë. Pas tyre renditet Teuta, që me fitoren 2-0 ndaj Laçit zbriti në vend të katërt kampionët në fuqi, Skënderbeun.

Vetëm vendi i 5-të për Flamurtarin, i ndjekur nga Laçi dhe Tirana. Kastrioti zbret një kategori më poshtë, teksa Kamza e nis sezonin e ri nga kategoritë inferiore, përkatësisht Kategoria e Dytë në vend.



EMISIONET