Divock Origi do të vijojë të qëndrojë në "Anfield Road".

Sulmuesi belg ka firmosur një kontratë të re me Liverpool, duke konsoliduar pozitat te The Reds. Autori i golit të dytë në finalen e UEFA Champions League ndaj Tottenham Hotspur është shpërblyer nga klubi, duke i ofruar një kontratë të re.

Edhe pse ka hedhur të zezën mbi të bardhë, detajet e kontratës që do e mbajnë Origin te Liverpool nuk janë zbuluar ende, çka krijon dyshime. Gjithsesi, Origi do të jetë sërish nën urdhërat e Jurgen Kloop, i cili beson shumë te aftësitë e 24 vjeçarit.