Video/ Liverpool-i i Kloop tregon limite, City merr dhurata nga një "ish"

Video/ Liverpool-i i Kloop tregon limite, City merr dhurata nga një

Manuel Pellegrini i ka bërë një dhuratë mjaft të çmuar ish-skuadrës së tij në luftën për titull.

West Ham-i i drejtuar nga kiliani ka ndalur në barazim 1-1 Liverpool-in, duke mos i lënë "The Reds" të shkëputen në +5 nga ndjekësit e Manchester Cityt. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, pas 22 minutash lojë me Sadio Mane, Liverpool nuk arriti të menaxhojë rezultatin, duke u arritur nga "çekiçët".

Ishte Michael Antonio heroi i londinezëve, që me këtë pikë mbeten në mesin e artë të tabelës me 32 pikë. Ndërkohë, pavarësisht barazimit, Liverpool kryeson klasifikimin me 62 pikë, por tashmë janë vetëm 3 pikët që i distancon me Cityn, duke e bërë akoma më të bukur garën për titull.


EMISIONET