Episodet e dhunës janë bërë të shpeshta në sport.

Rasti më i fundit vjen nga Rusia dhe më konkretisht nga një lojë amatore hokej. Protagonist është bërë një lojtar me uniformë tërësish blu. Ai rreshkiti me shpejtësi drejt një kundërshtari, duke i zënë rrugën dhe duke e përplasur me xhamat rrethuese.

Por jo vetëm kaq. Ai sulmoi edhe një tjetër kundërshtar, të cilin e shtyu.

Ky veprim nuk është pëlqyer aspak nga shokët e skuadrës, të cilët kanë sulmuar agresorin duke e hedhur në parket. Pas kësaj episodi gjakrat u nxehën së tepërmi, ku fusha e akullit u rikthye në një ring boksi.





/Ora News.tv/