Shumë do ta mbajnë mend profesorin, kompozitorin Aleksandër Lalo për përgjigjet e drejtëpërdrejta duke mos kursyer kritikat në sy. Shumë e mbajnë mend aktivitetin e organizuar për  ruajtjen e pronësisë intelektuale.

Në aktivitet ishin ministrat e atëhershme, Mirela Kumbaro, Milva Ekonomi dhe Mirela Harito.

Kompozitori u ngrit në podium dhe duke kritikuar hapur se më shumë s epunë i kushtohet vëmendje imazhit. 

“Mua më duket harxhim parash, harxhim qiraje, etj. Tani do t’iu bëj dy vërejtje të tre ministreve. Çfarë ka bërë Ministria e Ekonomisë për inspektoratin? Kanë një vit që s’kanë bërë asgjë. Çfarë ka bërë Ministrja e Kulturës për akordimin e tarifave? Kjo na intereson, nuk na interesojnë imazhe. Ne flasim në të shkuarën, krahasimet i bëjmë gjithmonë, fusim dhe pak politikë brenda. S’na duhet e shkruara se çfarë është bërë, na duhet çfarë është bërë sot. Kaq ishte fjalimi im, se do të shkoj të bëj drekën”, tha Lalo, duke lënë jashtë mase të habitura ministret.

Kompozitori nuk priti as përgjigjen e tyre, duke thënë se pyetjen e bëri në emër të të pranishmëve.

/Ora News.tv/