Janë mësuar 3 skuadrat e para çerekfinaliste në UEFA Europa League. 

Në raundin tjetër kaluan skuadra si Chelsea, Napoli dhe Valencia. Këto të fundit ishin shumë pranë eliminimit nga Krasnodar, por goli i Guedes i dha biletën për në raundin tjetër. Më parë kishte realizuar Suleymanov, ndërsa sulmuesi i huazuar nga PSG vulosi shifrat përfundimtare në 1-1.

Ndërkohë londinezët mposhtën me shifrat e thella 5-0 në transfertë Dinamo Kiev, duke u kualifikuar në raundin tjetër pas rezultatit të përgjithshëm, 8-0. Olivier Giroud ishte heroi i skuadrës së Maurizio Sarri, me francezin që realizoi një dopietë në këtë takim. Golat e tjerë mbajnë vulën e Marcos Alonso dhe Callum Hudson-Odoi.

Sfidë drithëruese ajo e luajtur në Austri, me RB Salzburg që mposhti 3-1 Napolin. Gjithsesi ishin këto të fundit që u kualifikuan pas fitores 3-0 në takimin e parë.  Golit të Arkadiuz Milik iu përgjigjen Dabbur, Gulbrandsen dhe Leitgeb, por nuk mjaftuan për tu kualifikuar më tej.




/Ora News.tv/