Video/ Kazakistani pa frena, leksione futbolli ish-rivalit të Shqipërisë

Video/ Kazakistani pa frena, leksione futbolli ish-rivalit të

Kazakistani e ka nisur me këmbë të mbarë fazën kualifikuese të Euro2020. Kazakët mposhtën me shifrat e thella 3-0 Skocinë, duke treguar forcën e saj në grupin I.

Në "Astana Arena", takimi nisi mirë për vendasit, që brenda 10 minutave të para shënuan 2 herë. Fillimisht ishte Pertsukh ai që kaloi në avantazh skuadrën e drejtuar nga Bilek, teksa më pas realizoi Vorogovskiy. Goli që vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0 mban firmën e Zainutdinov.

Kujtojmë që Skocia ishte rivali i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, me britanikët që morën 6 pikë kundër kuqezinjve. Kazakistani bën pjesë në grupin I sëbashku me Rusinë, Belgjikën, San Marinon dhe Qipron.




EMISIONET