Video/ Katër gola nuk mjaftojnë, Bundesliga mbetet "peng" e Stuttgart e Union

Video/ Katër gola nuk mjaftojnë, Bundesliga mbetet "peng" e

Ka rezultuar spektakolar akti i parë play-out i Bundesligës gjermane, me Stuttart dhe Union Berlin që realizuan plot 4 herë në një 90 minutësh fantastik.

Dy gola për çdo skuadër nuk mjaftojnë për të zbuluar skuadrën favorite që do të plotësojë edhe kalendarin me 18 skuadra të Bundesliga. Edhe pse kaluan dy herë në avantazh, përkatësisht me Gentner dhe Gomez, vendasit u arritën nga Union, e cila e mbylli sezonin në vendin e dytë të Bundesliga 2.

Abdullahi dhe Friedrich ishin autorët e golave, duke shtyrë festën për në takimin e 27 majit në shtëpi. Aty do të vendoset se cila skuadër do të garojë në elitën e futbollit gjerman në sezonin 2019-2020.




EMISIONET