Portieri i Anglisë, Jordan Pickford ka kaluar një mbrëmje horror pasi kishte dalë me të dashurën, Megan Davison për tu argëtuar.

Pasi ka dalë nga një bar në qytetin e Sunderland për të shkuar në një tjetër klub, 25 vjeçari është përplasur me disa tifozë të Neëcastle. Shkak është bërë e dashura e tij, pasi ata e kanë ngacmuar dhe Pickford është përleshur fizikisht.

Por pavarësisht përpjekjeve ai duket i pafuqishëm, pasi krahët i lëviz shumë ngadalë, i ndikuar edhe nga konsumimi i alkoolit. Policia e North Sunderland ka nisur hetimet për incidentin që përfshiu portierin e Anglisë, Jordan Pickford"-bëjnë me dije mediat britanike.

"Në 12:19 (të hënën), policia mori një raport të një shqetësimi që përfshinte një grup të madh individësh në Tunstall Road, Sunderland. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar rrethanat që ishin shkak i incidentin dhe për të gjetur ata që janë përfshirë. Askush nuk është plagosur rëndë dhe asnjë arrestim nuk është kryer për këtë ngjarje".-thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe Everton konfirmoi incidentin dhe pritet të marrë masa ndëshkuese për lojtarin.



/Ora News.tv/