VIDEO/ I mposhti në derbi, skuadra e njohur bën ironi me pretendentët për titull

VIDEO/ I mposhti në derbi, skuadra e njohur bën ironi me

Fitorja në një derbi është me të vërtetë e bukur, sidomos kur kundërshtarin e nxjerr thuajse jashtë gare për objektiva madhorë. Situatë e tillë ndodhi edhe në derbin e Ruherit, ku Schalke 04 mposhti me shifrat e thella 4-2 Borussia Dormund.

Një rezultat që i nxjerr nga gara për titull verdhezinjtë, të cilët kur kanë mbetur edhe 3 javë numërojnë një pikë më pak se Bayern Munich. Këto të fundit kanë edhe një takim për të zhvilluar edhe kjo distancë mund të thellohet.

Në lidhje me fitoren ndaj verdhezinjtë, faqja zyrtare në "Facebook" e Schalke 04 ka bërë ironi me kundërshtarët. Në një video shfaqen dy pinguinë, të cilët personifikojnë dy skuadrat. Ndërkohë, në momentin që Dortmund i kalon afër, Schalke 04 i jep një shuplakë, duke e zhytur në akull.

Një video mjaft domethënëse, që tregon realisht atë që po ndodh me skuadrën e Favre.


EMISIONET