VIDEO/ Guerrils "ngroh" zemrat e tifozëve, himn të ri para titullit kampion

VIDEO/ Guerrils "ngroh" zemrat e tifozëve, himn të ri para

Rruga drejt titullit ka entuziasmuar së tepërmi kampin e Partizanit, që pret të rikthehet te titulli kampion i Kategorisë Superiore pas 26 vitesh mungesë.

Kjo ka motivuar edhe grupimin e tifozëve të të kuqve, "Ultras Guerrils" të cilët kanë publikuar një këngë të re, të titulluar "Jehona e kampionit".

Mes rrjeshtave thuhet se me Partizanin do të jenë në çdo hap që skuadra hedh, në kilometrat që nuk mbarojnë, pasi pasioni për të është pa kufi.

Teksti:

Me ty jam Partizan
Ne cdo hap qe ti hedh
Nuk e di perse, ne zemren time je, jo nuk po e kuptoj
Nuk e di perse, ne zemren time je, jo nuk po e kuptoj.


Per ty o Partizan  
Kilometrat nuk mbarojn
per car e boj e di, kte zjarr e ndeze ti, spo dua te ndaloj.
per car e boj e di, kte zjarr e ndeze ti, spo dua te ndaloj.


Ashtu dhe ti jo mos ndalo
Ne cdo fushe me fort lufto,
Se kur gol shenon, bucet fort nje jehon, per Partizan kampion,
Se kur gol shenon, bucet fort nje jehon, per Partizan kampion.

Ne cdo skaj te Shqiperise
Ne stadiume mbushur plot,
Nuk degjohej jo, tjeter emer nbot, vecse Partizan,
Nuk degjohej jo, tjeter emer nbot, vecse Partizan.

Se e kam un nje premtim
Prej ateher kur isha fmi
Jo sdo ndalem jo, deri sa tjetoj, per ty do kendoj
Jo sdo ndalem jo, deri sa tjetoj, per ty do kendoj.

Ish nje dite kur besen dham,
Per pasionin pa ku,
Guerrilsat jan, me ty Partizan, deri ne pafundsi,
Guerrilsat jan, me ty Partizan, deri ne pafundsi.

Sec po dridhet vendi sot
flakadanet po ndricojn,
Tgjithe njezeri knojn, ti Partizan, hapin mos ndalo
Tgjithe njezeri knojn, ti Partizan, hapin mos ndalo.

EMISIONET