Video/ Gol në frymën "e fundit", United siguron çerekfinalen

Video/ Gol në frymën "e fundit", United siguron

Manchester United ka bërë mrekullinë këtë mbrëmje, me "djajtë e kuq" që kanë përmbysur disfatën 2-1 ndaj PSG-së. Mjaftoi një penallti në minutën e fundit të takimit për tu kualifikuar për në raundin çerekfinal të UEFA Champions League, me Rashford që nga pika e bardhë e penalltisë realizoi për 3 me 1. Dritën jeshile për të kaluar në raundin tjetër e hapi Romelu Lukaku, me belgun që realizoi pas 120 sekondash lojë.

Një gol që ndezi shpresën e United për të kaluar më tej. Megjithatë, për ta bërë drithëruese mendoi Juan Bernat me një asistim të Kiljan Mbappe, që pak minuta më vonë realizoi golin e barazimit. Gjithsesi, Lukaku sërish shënoi për të kaluar në avantazh dhe Rashford në frymën e fundit përmbysën gjithçka me një penallti në favor të Manchester United.  Çerekfinalistja tjetër mes Portos dhe Romës do të duhen minutat shtesë për të mësuar skuadrën fituese.

Koha e rregull përfundoj në 3-3 dhe në mintutën e 117-të mbrojtësi i krahut Telles shënoi për ekipin e Portos duke dërguar kryeqytetasit e Italisë në shtëpi dhe udhëheq skuadrën drejt fazës tjetër





EMISIONET