VIDEO/ Partizani dështon në Champions, kualifikohet në Europa League

Partizani i ka dhënë lamtumirë UEFA Champions League.

Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur 2-0 nga Qarabag në "Dalga Arena", duke u eliminuar kështu që në raundin e parë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Edhe pse me shpresa të mëdha pas barazimit 0-0 në takimin e parë, të kuqtë nuk kanë mundur të nënshtrojnë kundërshtarin, duke pësuar 2 herë.

Decizive ishte pjesa e dytë, me Qarabag që shënoi në minutën e 5-të dhe atë të 3-të shtesë. Gjithsesi, ky eliminim lë shije të hidhur te tifozët por jo te Partizani, e cila tashmë do të bëj llogaritë me UEFA Europa League, të cilën e nis nga raundi i dytë kualifikues.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes   

90+3' Qarabag "vrasës", Dani Quintana shënon për 2 me 0.

90' Akordohen 4 minuta shtesë. 4 minuta shpresë për Partizanin

84' Lerda provon gjithçka. Brown futet në fushë, merr vendin e Hakaj

78' Sulm i frikshëm i të kuqve, Asani çliron të majtën dhe godet, por sfera shkon shumë larg

76' Solomon nuk falet. Vendin e tij e merr Joseph Ekuban.

75' E pabesueshme çfarë humbet Solomon. Shpërdoron gjithçka i vetëm përballë portierit kundërshtarë.

64' Shkakton faull ndaj kundërshtarit, Hakaj ndëshkohet me të verdhë

61' Zëvendësim te Partizani, Çinari i lë vendin Trashit

51' Zhbllokohen shifrat, Qarabag ndëshkon Partizanin. Filip Ozobic mposht Hoxhën 

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Qarabag dhe Partizanit në "Dalga Arena". Një 45 minutësh mjaft i ekuilibruar, me të dy skuadrat që nuk iu futën aventurës, duke e shtyrë kualifikimin për në minutat e ardhshme.


45' Akordohet 1 minut shtesë.

40' Miguel Michel ndëshkohet me karton të verdhë, probleme për Solomon, por sulmuesi ngrihet në këmbë

38' Zbritje e shpejtë e Hakaj në krahun e majtë, kombinon me Çinarin që e rikthen sërish te Hakaj, i cili ndalet në mënyrë të gabuar. Medvedev ndëshkohet me karton të verdhë.

1' Nis takimi në "Dalga Arena" 

Klikoni këtu për ta parë LIVE







EMISIONET