Ai është njeriu më i shpejtë në botë, por edhe një sulmues rrace. Usain Bolt ka arritur të gjej rrugën e rrjetës me skuadrën e tij, Central Coast Mariners, dhe këtë e ka bërë në dy raste. Ai ka shënuar një dopietë golash në një miqësore kundër Macarthur South West United të premten, duke dhënë sinjale pozitive te trajneri i australianëve.

Goli i parë ishte një realizim vërtetë i bukur, ku pasi i fitoi kohën mbrojtësit, xhamajkani lëshoi një të majtë të hidhur, me sferën që tundi rrjetën.

"Çdo gjë është e mundur. Unë nuk mendoj kufij. Fillimi im i parë dhe shënimi i dy golave, është një ndjenjë e mirë. Jam i lumtur që mund të vij këtu dhe të tregoj botën që jam duke u përmirësuar. Unë jam i gatshëm të jem një Mariner, të luaj më të mirën dhe të futem në ekip". -shkruan Bolt në rrjetin social "Twitter".

Legjenda xhamajkane e sprintit, i cili mban rekordin botëror në 100 metra me kohën 9.58 sekonda shpreson që një ditë të bëhet një futbollist profesionist dhe duket se prova në Australi po shkon ashtu siç 32 vjeçari e kishte parashikuar.






/Ora News.tv/