Video/ Fantastik Kaçe, gol dhe sinjal për Panuccin

Video/ Fantastik Kaçe, gol dhe sinjal për Panuccin

Ergys Kaçe është kthyer në një hajmali për Panathinaikos.

Mesfushori i kombëtares shqiptare po zhvillon një sezon fantastik te klubi nga Athina, duke qënë një titullar fiks. Por jo vetëm kaq. Pasditen e sotme, 25 vjeçari shënoi golin e barazimit momental në humbjen 3-1 kundër OFI Crete.

Kaçe shfrytëzoi mirë një krosim nga e majta dhe me kokë tundi rrjetën. Ky është goli i dytë i Kaçe me fanellën e Panathinaikos, ndërkohë ky gol mund të jetë dhe një sinjal i fortë për teknikun e kombëtares shqiptare, Christian Panucci, i cili e ka humbur besimin te talenti korçar.




EMISIONET