VIDEO/ Fantastik Djimsiti, gol me aromë Championsi te Atalanta

VIDEO/ Fantastik Djimsiti, gol me aromë Championsi te Atalanta

Edhe pse një mbrojtës, Berat Djimsiti ka cilësi të mira për të mbuluar edhe një nga repartet më të vështira në fushë, sulmuesin.

Këto cilësi, mbrojtësi i kombëtares shqiptare i ka treguar në takimin që u zhvillua pak minuta më parë mes Lazios dhe Atalantës, ku goli i 26-të vjeçarit i dërgoi shifrat në 1-3 në favor të Bergamaskëve. Për Djimsitin është i veçantë ky gol pasi e shënon kundër shokut të tij të skuadrës te kombëtarja, Thomas Strakosha.

Ky gol mund të ketë edhe shije Championsi për bluzinjtë, që kanë 4 më shumë se ndjekësi më i afërt, Roma (një ndeshje për të zhvilluar) kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi.



EMISIONET