VIDEO/ Fantastik Cikalleshi, kalon Akhisar me finalen e Kupës

VIDEO/ Fantastik Cikalleshi, kalon Akhisar me finalen e Kupës

Kupa është kthyer në habitatin e preferuar të sulmuesit të kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi.

Kavajasi ka realizuar golin e fitores 1-0 në gjysëmfinalen e dytë të Kupës së Turqisë, duke e kualifikuar në finale ekipin e tij, Akhisarspor.

28 vjeçari përfitoi nga një vendosje jo shumë e mirë e mbrojtjes së Umraniyespor dhe në limitet e pozicionit jashtë loje vulosi rezultatin e pjesës së parë. Ky është goli i 5-të i Çikalleshit në edicionin e ri të Kupës, duke qënë deciziv për skuadrën e tij.

Kujtojmë që gjysëmfinalja e parë ishte mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të Akhisarspor.




EMISIONET