VIDEO/ "Ëndrra vdiq, por ne ngrihemi", kjo është video që po përlot botën

VIDEO/ "Ëndrra vdiq, por ne ngrihemi", kjo është video

Ajax ishte surpriza e këtij sezoni në UEFA Champions League.

Holandezët eliminuan skuadra si Real Madrid dhe Juventus, por në fund u ndalën nga Tottenham Hotspur. Në fakt, vetëm një sekond larg historisë, anglezët arritën të përmbysnin gjithçka dhe të ishin ata në finalen e madhe të "Wanda Metropolitano".

Një ekzekutim mjeshtëror i Lucas Moura preu shpresat e tyre, që përmblidhen në këtë video mjaft emocionuese, që të lë thjeshtë pa koment.

“Kështu, kjo ishte… ëndrra vdiq. U shkatërrua në momentin final. Ne ishim shumë pranë, vetëm disa sekonda larg fitores, vetëm pak sekonda nga fitorja e madhe. Udhëtimi jonë është i gjatë. Udhëtimi ynë është i egër, Por mbi të gjitha udhëtimi ynë ishte historik. Ne i treguam botës se çfarë mund të bëjmë. Kjo është ajo që bëjmë. Kjo është ajo që duam. Kjo është ajo që jemi. Duke i dhënë ëndrrave besim. Sot jemi të mërzitur, sot qajmë. Por ne do të shkëlqejmë. Të shkëlqejmë siç bëjmë gjithmonë. Ne luftojmë sikur ta kemi përmbyllur të gjithë sezonin. Ne luftojmë për lavdi. Ne luftojmë, sepse kjo është ajo çka ne bëjmë. Sepse sezoni jonë nuk ka mbaruar. Kokën lart, gjoksin ngritur.”-shkruhet mbi video që ka përlotur botën e futbollit.

EMISIONET