"Eja dhe kalo një natë për tu kujtuar!"

Është ky mesazhi i ish-futbollistit të Rangers dhe Zenit Saint Petersburg, Fernando Ricksen, i cili ka njoftuar të gjithë shokët dhe tifozët e tij se mbrëmja e 28 qershorit do të jetë edhe dita e tij e fundit e jetës.

"Përshëndetje, unë kam një natë të veçantë më datën 28. Pasi po bëhet shumë e vështirë për mua, kjo do të jetë mbrëmja ime e fundit. Eja dhe bëj këtë një natë për t'u kujtuar!"-tha 42 vjeçari, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë nervore.

Ricksi po lufton me ALS (sëmundje neurone motorike), një sëmundje degjeneruese që ndikon në sistemin nervor dhe e premtja e 28 qershorit duket se është ajo e fundit e jetës së tij.

Mesfushori i krahut të djathtë është aktivizuar me skuadra si Fortuna Sittard dhe Az Alkmaar. Gjatë karrierës së tij, Ricksen ka zhvilluar 452 takime, duke shënuar edhe 33 gola.

/Ora News.tv/