Humbja turpëruese, 6-0 kundër Manchester Cityt nuk është kapërdirë mirë te Chelsea. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga reagimi i trajnerit të "Bluve të Londrës" në fundin e takimit.

Pas fërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit kryesor, Pep Guardiola u drejtua drejt Maurizio Sarri për shtrëngimin e duarve, por italiani e përbuzi. Megjithatë, dora e Guardiolës u shtrëngua nga asisteni i Sarrit, Gianfranco Zola, që duket sikur po i kërkonte Guardiolës që ta kuptojë pas rezultatit shokues.

Kjo humbje e thellë, ia ka lëkundur seriozisht pozitat Sarrit në pankinën e Chelsea, e cila e shikon veten jashtë zonës që të dërgon në Europë.



/Ora News.tv/