Çmenduritë për një video virale mund t'i kishin shkaktuar pasoja të mëdha një çifti rus.

Tre vjeçari Gabriel Bonor u hodh nga krevati dykatësh, ndërsa nëna e tij po vraponte drejt krahëve të babait të tij. Sveta Ananas përfundoi në krahët e bashkëshortit të saj, Andrei Bonor, teksa video regjistrohej me lëvizje të ngadaltë "TikTok".

Një veprim që u kopjua totalisht nga Gabrieli i vogël, që nga pakujdesia e prindërve dhe e tij për pak theu qafën. Fëmija u rrokullis në dyshek, por për fat të mirë gjithçka kaloi pa probleme serioze. Pavarësisht se nuk ka lëndime nga përvoja e ashpër nervore, video ka ngjallur një debat mes përdoruesve të internetit.



/Ora News.tv/